Remzi Shala

Apeli ia zbut dënimin ‘Mollës së Kuqe’, i dënuar për Krime Lufte

 

Me 3 Korrik të këtij viti Gjykata e Prizrenit, Remzi Shalën, ish eprorin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës (UÇK), të njohur me nofkën “Molla e Kuqe“ e kishte shpallur fajtor.

14 vite burgim i kishte shqiptuar Gjykata e Prizrenit Remzi Shalës, i cili u dënua për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e Haxhi Përteshit nga Duhla e Suharekës 21 vjet më parë, i cili pak ditë më vonë ishte gjetur i vdekur.

Gjykata shpall fajtor ‘Mollën e Kuqe’ për krime lufte

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, e ka aprovuar pjesërisht ankesën e avokatit mbrojtës Natal Bullakaj, por edhe sipas detyrës zyrtare, e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatë Themelore në Prizren.

Nga 14 vjet burgim sa ishte gjykuar, nga ana gjykatës së shkallës së parë, të akuzuarit i është zbutur dënimi në 10 vjet burgim.

Arsyet që e kanë shtyrë kolegjin e Apelit që të zbut dënimin është fakti se i akuzuari Remzi Shala është akuzuar dhe shpallur fajtor për marrjen peng të viktimës Haxhi Përteshi, por jo për vrasjen e tij.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit, në rastin konkret aplikohet Ligji Penal Jugosllav, në fuqi në kohën e kryerjes së vepër penale, si ligj më i favorshëm për të pandehurin, sepse dënimi maksimal që parashihej me këtë ligj ishte 15 vite burgim, apo në rrethanat më të rënda, 20 vite burgim.

“Në këtë drejtim gjykata e shkallës së parë ka mbivlerësuar rrethanat rënduese për të akuzuarin që kanë ndikuar në lartësinë e dënimit”, thuhet në njoftimin për vendimin e Gjykatës së Apelit.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për rastin në fjalë.

LINK