Arkiv - Xhabir Zharku

Apeli ia refuzon ankesën Xhabir Zharkut

 

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Xhabir Zharkut, lidhur me vendimin e Gjykatës së Ferizajt për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij.

Gjykata e Apelit vendosi duke e lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Ferizajt, me të cilin Zharkut iu vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë.

Lajmin për Kallxo.com e konfirmoi Arbër Jashari nga Gjykata e Apelit.

Xhabir Zharku ishte arrestuar më 14 dhjetor të vitit të kaluar në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare në periudha të ndryshme kohore në kohën sa ka qenë kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Xhabir Zharku po qëndron në paraburgim nga data 15 dhjetor e vitit të kaluar.

Zharku ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës në përpjekje për t’u larguar nga Kosova.

Kallxo.com ka raportuar për këtë rast nga fillimi i arrestimit të tij – LINK