Gjykimi ndaj policit të akuzuar për vrasjen në kazino në Suharekë ..

Apeli e rrëzon vendimin e Gjykatës në Prizren për policin e akuzuar për vrasje në Suharekë

Gjykata e Prizrenit ia ka refuzuar policit të akuzuar për vrasje kërkesën për trajtim psikiatrik, ndërsa Gjykata e Apelit i ka kërkuar të parës që ta marrë në shqyrtim sërish këtë kërkesë.

Shefki Spahiu, që ishte në detyrë në Policinë e Kosovës me gradë të rreshterit, po ballafaqohet me akuzat për vrasje të rëndë dhe për manipulim me prova.

Polici Spahiu po akuzohet se më 17 mars në Suharekë në një kazino e cila gjendet në rrugën e Reshtanit me dashje dhe në mënyrë dinake kishte privuar nga jeta Jetmir Aliajn, punëtor i kazinos.

Ndërsa për veprën e dytë për manipulim me prova, Prokuroria pretendon se polici Spahiu, pas kryerjes së vrasjes kishte hyrë në dhomën ku kanë qenë të vendosura pajisjet e kamerave të kazinosë dhe kishte shkatërruar, dëmtuar dhe fshehur provat.

Për këtë vepër i akuzuari Spahiu e kishte pranuar fajësinë qysh në seancën e parë.

Gjyqtarja e gjykatës në Prizren, Ajser Skenderi, më 29 korrik 2019  kishte kishte refuzuar dy propozime të mbrojtësit të të akuzuarit avokatit Emrush Kastrati.

Gjykata kishte refuzuar propozimin e avokatit Kastrati që i akuzuari Spahiu të dërgohej për ekzaminim psikiatrik, dhe kishte refuzuar propozimin e avokatit që gjatë gjykimit të ftoheshin 3 dëshmitarë tjerë, të cilët nuk i kishte propozuar prokuroria.

Këtë vendim të Gjykatës së Prizrenit e ka kthyer në rivendosje Gjykata e Apelit e cila me vendimin e datës 5 shtator thotë se Gjykata e Prizrenit nuk e ka arsyetuar mirë vendimin me të cilin ka refuzuar dy propozimet e mbrojtësit të të akuzuarit.

Në arsyetimin e Gjykatës së Prizrenit thuhet se propozimi i mbrojtësit që i akuzuari Shefki Spahiu të dërgohet në ekzaminim psikiatrik është i pabazuar sepse avokati nuk ka prezantuar ndonjë dokumentacion mjekësor nga e cila do të mund të vërtetohej se ai ka pasur probleme të natyrës psikike dhe që eventualisht është trajtuar në ndonjë institucion përkatës.

Avokati Emrush Kastrati i ka propozuar gjykatës që sipas detyrës zyrtare të kërkonte nga Policia e Kosovës vendimin për pushim mjekësor të të akuzuarit Shefki Spahiu duke pretenduar se gjatë vitit 2018 ai kishte qenë për dy muaj në pushim mjekësor për çështje shëndetësore – lëndim të kokës.

“Të gjitha këto për gjykatën janë jo relevante, të pabazuar dhe të paargumentuara”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Prizrenit.

Sipas gjykatës, i akuzuari deri në ditën kritike ka qenë në marrëdhënie pune me Policinë e Kosovës, ka qenë rreshter dhe se do të ishte palogjikshme dhe e pakuptimtë që ai të ishte në marrëdhënie pune me Policinë e Kosovës sikur të kishte pasur probleme të natyrës së tillë.

“Kjo nga fakti se i njëjti si pjesëtar i Policisë së Kosovës i ka kaluar të gjitha testet e mundshme për verifikim të aftësisë psiko – fizike dhe se eventualisht po të kishte pasur probleme të natyrës së tillë me siguri mjeku i autorizuar për Policinë e Kosovës do të rekomandonte tretman mjekësor për Shefki Spahiun”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Prizrenit.

Gjykata tha se pretendimet e avokatit se i akuzuari Shefki Spahiu ka pasur lëndime në kokë, nuk nënkuptojnë se ai ka qenë i paaftë në aspektin psikik.

Kryetari i kolegjit të Apelit, gjyqtari Vaton Dërguti e ka aprovuar ankesën e avokatit Emrush Kastrati, dhe ka anuluar vendimin e Gjykatës së Prizrenit dhe e ka kthyer në rivendosje.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit thuhet se vendimi i Gjykatës së Prizrenit është i paqartë në brendinë e tij dhe në kundërshtim me arsyetimin e aktvendimit dhe me përmbajtjen e shkresave të lëndës, ngase në arsyetimin e aktvendimit nuk janë dhënë arsyet për faktet vendimtare të kësaj çështje.

Ndërsa sipas Gjykatës së Apelit çështja në fjalë nuk është trajtuar në tërësi nga Gjykata e Prizrenit, pasi që Gjykata nuk i ka trajtuar kundërshtimet e mbrojtësit për provat që janë në aktakuzë.

Në rivendosje Gjykata e Apelit i ka kërkuar gjyqtares së çështjes në Prizren që të vendosë lidhur me kërkesën e avokatit Emrush Kastrati për provat e aktakuzës, dhe pastaj të marrë vendim.

I akuzuari Shefki Spahiu ka pranuar fajësinë për veprën penale manipulim me prova, ndërsa nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale vrasje e rëndë të datës 19 qershor.

Vrasja në kazino në Suharekë, Prokuroria: Polici i dëmtoi pajisjet e kamerave

Polici Shefki Spahiu ka qenë i dyshuari kryesor dhe i vetëm për vrasjen e 32 vjeçarit Jetmir Aliaj, në vendin e punës, në një kazino të Suharekës më 17 mars të këtij viti.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me vrasjen në kazino të Suharekës.

“Mbretëresha e provave” e kishte quajtur prokurori Mehdi Sefa CD-në të cilën e posedon Prokuroria si provë kryesore në këtë çështje.

Dosja e prokurorisë: Polici dyshohet se qëlloi viktimën me armë zyrtare nga 1 metër afërsi

Nga dosja e Prokurorisë dhe provat e mbledhura, prokurori i çështjes konsideron se polici ka qëlluar viktimën me armë zyrtare të Policisë nga 1 metër afërsi.

Dosja e prokurorisë: Polici dyshohet se qëlloi viktimën me armë zyrtare nga 1 metër afërsi

Gjithashtu, Prokuroria ka gjetur se karikatorit të armës zyrtare të policit i mungonte një plumb pas vrasjes.

Prokuroria: Policit të dyshuar për vrasje i mungonte një plumb