Anulohet seanca ndaj ish kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq

 

Seanca ndaj ish kryetarit të komunës së Leposaviqit Dragan Jabllanoviq dhe të tjerëve është anuluar.

Deri tek anulimi i seancës erdhi për arsye shëndetësorë të të akuzuarit Jabllanoviq.

Seanca e radhës për këtë rast u caktua me datë 10 Janar të vitit 2023

Ish-Kryetari i Komunës së Leposaviqit bashkë me 14 të tjerë janë të  akuzuar për krim të organizuar.

Prokuroria Speciale akuzon Dragan Jabllanoviq, Haxhi Bejtën, Aleksandar Açkoviqin, Xhemajl Ferizin, Haki Haxhiun, Mehdi Haxhiun, Aleksandar Kostiqin, Çedomir Timotijeviqin, Mensur Ramajn, Mirosllav Ivanoviqin, Bojan Banoviqin, Nijazi Musliun, Ivan Kadiqin, Jellica Baraqin dhe Boban Millovanoviqin, se gjatë periudhës kohore 2015-2017 aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtari kriminale.

Sipas aktakuzës, Dragan Jabllanoviq akuzohet se ka drejtuar dhe ka organizuar këtë grup kriminal pas emërimit në pozitën e Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, i cili duke keqpërdorur detyrën zyrtare ka punësuar 7 prej të akuzuarve në Komunë.

Prokuroria gjithashtu Dragan Jabllanoviqin e akuzon se në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar të akuzuarin Haxhi Bejtën si Drejtor i Prokurimit në Komunën e Leposaviqit, kurse të akuzuarve të tjerë i njëjti ju ka caktuar detyra të ndryshme në prokurim për tenderë me vlerë disa milionë euro.

Për lajme të tjera lidhur me këtë rast mund ti ndiqni duke klikuar këtu- LINK