Anulohet seanca ndaj gruas së dyshuar për rrahje të burrit e fëmijës

Është anuluar seanca gjyqësore e paraparë të mbahet në Mitrovicë, ndaj të pandehurës Jellena Gjogoviq, e akuzuar për dhunë në familje.

Seanca është anuluar pasi prokurorja Jellena Marjanoviç, kishte njoftuar gjykatën se nuk mund të prezantojë në seancën e sotme.

Aktakuza e ngarkon Gjogoviqin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit dhe fëmijës së mitur.

Sipas aktakuzës Jellena Gjogoviq me 30 maj 2020, rreth orës 20 e 50 minuta, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortit dhe fëmijës së mitur, dhe kishte thirr Policinë e Kosovës duke njoftuar se fizikisht është maltretuar nga bashkëshorti i saj Dragan Gjogoviç.

Aktakuza thotë se pasi Policia kishte shkuar në banesën e saj, ka konstatuar se ajo në mënyrë të rrejshme kishte thirrur policinë.