Hysri Peqani - 'Burdushi'

Anulohet seanca ndaj ‘Burdushit’ antarja e trupit gjykues kishte seanca të tjera

 

Seanca gjyqësore ndaj Hysni Peçanit i njohur si ‘ Burdushi’  ka dështuar të të mbahet sot.

Shkak për anulimin e seancës ishte mungesa e anëtarës së trupit gjykues Suzana Çerikini e cila sot kishte seanca të tjera gjyqësore.

Kryetari i trupit gjykues Lutfi Shala, për KALLXO.com sqaroi se deri te moskordinimi me anëntaren e tupit gjykues pasi vendimi për seancën e sotme ishte marrë jashtë seancës së kaluar e cila nuk është mbajtur për shkak të mungesës së prokurores e cila ishte në udhëtim jashtë vendit.

Seanca e radhës është caktuar për datën 31 janar 2022.

‘Burdushi’ akuzohet se që nga vitit 2005 kur ka regjistruar biznesin e tij e deri më 26 korrik të vitit 2019, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike dhe ndihmon në zgjidhjen e problemeve të ndryshme familjare.

Prokuroria e akuzon se të dëmtuarve iu ka kryer trajtime të improvizuara, të kota, duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t`i paguajnë shuma të ndryshme të parave.

Sipas Prokurorisë Speciale, “Burdushi” ka përfituar shuma të ndryshme duke filluar nga 20 euro e deri në 3,000 euro, në total duke përfituar rreth 1 milion euro.

Po ashtu “Burdushi” akuzohet se ka mbajtur në pronësi armë të tipit pistoletë, dy karikatorë, 166 fishekë si dhe një pushkë gjuetie me 55 fishekë, në kundërshtim me Ligjin për Armët.

Tutje sipas Prokurorisë Speciale Burdushi që nga viti 2006 ka kryer shpëlarje të parasë, ashtu që duke e ditur që pasuria e tij buron nga aktiviteti kriminal dhe është fituar duke kryer vepra penale. Duke filluar nga viti 2006 paratë e tilla i ka futur në sistem bankar përmes deponimit të të hollave të gatshme, kryesisht me arsyetimin se ashtu i paguan këstet e kredive, e pastaj e ka kryer shtresimin – fshehjen e origjinës së tyre përmes transfereve bankare, ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.

Andaj si pasojë e këtyre veprimeve Prokuroria i ka sekuestruar Burdushit edhe një pasuri të konsiderueshme të luajtshme dhe të paluajtshme.

Në gjykimin ndaj tij, trupi gjykues ka marrë vendim që dëshmitë e dëshmitarëve të mos bëhen publike deri në përfundimin e dhënies së dëshmive nga të dëshmitarët e këtij procesi gjyqësor.

Në seancën e sotme janë dëgjuar dy dëshmitarë, derisa ishte paraparë që të dëgjohet 5 dëshmitarë, mirëpo në seancë kanë munguar 3 dëshmitarë.

Gjykata ka marrur aktvendim që të mos bëhet publikimi i dëshmive të dëshmitarëve deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor dhe gjithashtu ka ndaluar publikimin e fotove dhe video-inxhizimeve të dëshmitarëvë për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Lutfi Shala, njoftoi së në seancën e rradhës do të bëhet dëgjimi i dëshmitarëve të tjerë.