Aktakuzë për vjedhje në një barnatore në Deçan

Prokuroria e Pejës ka përpiluar aktakuzë kundër dy të akuzuarve për vepër penale të vjedhjes së rëndë.

Aktakuza do të dërgohet së shpejti në gjykatë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

Qavolli tha se sapo të krijohen kushtet, aktakuza do të procedohet në gjykatën kompetente.

Aktakuza është ngritur nën dyshimin se në një barnatore në Deçan, është vjedhur shuma prej 200 eurove.