Aktakuzë për tregti të ndaluar dhe shpëlarje të mbi 65 mijë eurove

Aktakuzë për tregti të ndaluar  dhe shpëlarje të 65 mije e 450 eurove

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër  M.G. për veprat penale “Tregti e ndaluar” dhe “Shpëlarje të parave”.

Sipas prokurorisë i akuzuari  M.G. më 14 gusht 2020, është hasur duke ushtruar veprimtari ekonomike pa autorizim dhe pa leje përkatëse.

Prokuroria thotë se  në veturën e M.G. janë gjetur para të  fshehura në shumë prej 65 mijë e 450 euro të padeklaruara.

Paratë e gjetura janë sekuestruar nga Prokuroria Speciale sipas Urdhëresës të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake.

Tutje prokuroria thotë se i akuzuari M.G. duke e ditur se ishte duke bartur paratë e fshehura në veturën e tij ka tentuar t’i fshehë ose të maskojë burimin e këtyre parave, sistemimin, lëvizjen e të drejtave në lidhje me pronësinë me qëllim të shpëlarjes së parave.