Aktakuzë për tregti të ndaluar dhe pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën e Prishtinës, kundër të pandehurit me inicialet A. I.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri me inicialet A. I., dyshohet se ka kryer veprat penale “Tregtia e ndaluar” nga neni 305 paragrafi 2 i KPRK-së, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’, nga neni 283 paragrafi  1 i KPRK-së.