Aktakuzë për korrupsion ndaj zyrtarit doganor

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj një zyrtari doganor për marrje ryshfeti dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj.

“Po është ngritur aktakuzë ndaj një zyrtari doganor për vepër penale keqpërdorim të detyres zyrtare dhe marrje ryshfeti”, tha prokurori.

Prokurori Sinanaj tha se me të njëjtën aktakuzë është akuzuar edhe një qytetar i thjeshtë për vepër penale-dhënie ryshfeti.

Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën e Pejës.