Aktakuzë për kanosje të Presidentit Thaçi

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë kundër një personi i cili dyshohet se e ka kanosur presidentin Hashim Thaçi.

Prokuroria ka njoftuar se i pandehuri me inicialet K.P. më 26 mars 2020, përmes rrjetit social “Facebook”, e kishte kanosur presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

Sipas aktakuzës ai kishte postuar foto të dy armëve të gjata në Facebook duke ia shtuar mesazhin kërcënues si më poshtë :

“Sotë  i zhdrypa pre tavani se ne kuvend po flitet për ndarjen e Kosovë nga Hashim Broja le te din Hashim Broja a kushdo qoftë aj se Ende jemi gjallë pjesa e veriut, Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja Dije  se xhumin xhum sta la me ba”, Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja Dije  se xhumin xhum sta la me ba”.

Kërcënime këto që sipas Prokurorisë  kanë ngjallur fikë dhe ankth se do t`i shkaktohet ndonjë e keqe  Presidentit apo familjes së tij.

Lidhur me këto veprime, Prokuroria të pandehurin K.P., po e akuzon për kryerje të veprës penale të kanosjes.

Kërcënohet Presidenti Thaçi