Aktakuzë për falsifikim ndaj komandantit të Policisë në Zhur

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Z. S., komandant i Nënstacionit Policor në Zhur.

I pandehuri akuzohet se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Z. S., dokumentin zyrtar – fletëparaqitjen për kundërvajtje, të datës 23 mars 2021 të lëshuar kundër M. E., ku i ishte shqiptuar gjoba në shumë prej 200 euro, masa mbrojtëse – marrja e patentë-shoferit për 3 muaj dhe shqiptimi i një 1 pike negative, i pandehuri Z. S., në këtë fletëparaqitje shënon të dhëna të rreme.

Sipas njoftimit të Prokurorisë i dyshuari ndërhyn në fletëparaqitje tek pjesa e gjobës dhe ia bënë gjobën 50 euro, anulon masën mbrojtëse dhe pikën negative duke fshirë me laps-kimik, fshin edhe tek vendi ku shkruan “Dokumenti i konfiskuar”, ku ka qenë i shënuar numri i patentë-shoferit të kundërvajtëses, vë nënshkrimin e tij tek “Nënshkrimi i mbikëqyrësit” dhe shënon numrin e ID-së së tij, me të cilin nënshkrim vërteton këtë dokument zyrtar që përmban të dhëna të rreme.

Me këtë sipas prokurorisë Z. S., akuzohet se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar.