FOTO ARKIV: Xhabir Zharku

Aktakuzë ndaj Xhabir Zharkut

Prokuroria në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj ish kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar mbrojtësja e tij, Albana Kelmendi.

Ish-kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku ishte arrestuar më 14 dhjetor të vitit të kaluar në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare në periudha të ndryshme kohore në kohën sa ka qenë kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Zharku kishte qëndruar në paraburgim nga 15 dhjetori i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti kur ishe liruar me dorëzani.

Për lirimin nga paraburgimi, Zharkut i ishte dashur që si dorëzani të paguajë shumën në vlerë prej 100 mijë eurove.

Ai ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës në përpjekje për t’u larguar nga Kosova.

Kallxo.com ka raportuar për këtë rast nga fillimi i arrestimit të tij.