Foto: Ilustrim

Aktakuzë ndaj të dyshuarit që dhunoi të miturën në motel në Kamenicë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit M.K., për një rast të dhunimit.

Sipas aktakuzës, i dyshuari me 14 nëntor  se ka dhunuar një të mitur.

Sipas Prokurorisë rasti ka filluar pasi që i dyshuari ka takuar të miturën në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.

Gjatë bisedës, i dyshuari ka kanosur viktimën se do ta mbys dhe do t’ia vrasë vëllain dhe e detyron që të ecë në këmbë drejt shtëpisë së saj.

Tutje sipas aktakuzës, i dyshuari me përdorim të forcës e ka futur mbrapa në veturën e tij të miturën dhe kanë vazhduar rrugën në drejtim të një moteli në Gjilan.

I dyshuari duke shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme të pambrojtur e ka detyruar të miturën të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të pandehurin t’a shpallë fajtor për këtë vepër penale.

KALLXO.com kishte raportuar për dhunimin e të miturës në Kamenicë.

Kamenicë – Vajza dhunohet në motel, arrestohet i dyshuari

Detaje si e dhunoi 23 vjeçari të miturën në motel në Kamenicë

.