Ilustrim

Aktakuzë ndaj personit që dyshohet se e goditi gjashtë herë me thikë një person nga Cërnica e Gjilanit

Prokuroria e Gjilanit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj personit që dyshohet se me 30 dhjetor të 2019 e ka goditur gjashtë herë me thikë një person nga Cërnica e Gjilanit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A. M., ka tentuar që të privojë nga jeta të dëmtuarin S. J., në atë mënyrë që pranë shtëpisë së të dëmtuarit, në fshatin Cërnicë, pas një konflikti verbal, ka goditur gjashtë herë me thikë të njëjtin, në pjesën e shpindës dhe në shpatulla, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në bazë të veprimeve të lartcekura sipas Prokurorisë i pandehuri A. M., e ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.

Nga plagët e marra i dëmtuari fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ndërsa i pandehuri A. M., ndodhet në paraburgim.