Ilustrim

Aktakuzë ndaj kosovares që pretendohet se deshi t’i bashkohej ISIS-it me burrin dhe vajzën

Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka ngritur një aktakuzë ndaj një gruaje e cila po akuzohet për kryerjen e veprës  penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se e pandehura A.A., në nëntor të 2015-ës, me vetëdije  të  plotë, së bashku me bashkëshortin e saj H.S. dhe vajzën e tij, D.S. e kanë lëshuar vendbanimin e tyre të përhershëm në Kosovë dhe përmes Aeroportit ndërkombëtar  “Adem Jashari”  kanë  udhëtuar për në Stamboll – Turqi.

Më pas Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë  hyrë në shtetin  islamik në Siri, me qëllim  që ti bashkëngjiten  organizatës terroriste  “ISIS”,  e nga e cila organizatë e pandehura është financuar rregullisht me një shumë të hollash prej 50 euro në muaj.