Gjykata Themelore në Pejë - Foto: KALLXO.com

Aktakuzë ndaj burrit që iu drejtua gruas me fjalët: ‘Ti je një pështjellaqe’

Në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Pejës sot është ulur E.G., i akuzuar për veprën penale – dhunë në familje.

Lidhur me këtë akuzë, E.G. u deklarua i pafajshëm.

Aktakuza e ngarkon të pandehurin E.G. se në nëntor të vitit 2019 ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes se tij Sh.K., duke e ofenduar në prezencë të prindërve të saj.

Sipas aktakuzës, problemet kishin filluar kur e dëmtuara ka pasur probleme me prindërit e të akuzuarit. Ky i fundit nuk i kishte besuar bashkëshortes, të cilës i ishte drejtuar me fjalët: “Ti je një pështjellaqe”.

Të njëjtit nuk jetojnë më së bashku.

Prezent në sallën e Gjykatës ishte edhe e dëmtuara, e cila në një moment u emocionua dhe filloi të qante.

I akuzuari dhe mbrojtësi i tij, avokati Adem Nikqi, u njoftuan nga Gjykata për të drejtën e kundërshtimit të aktakuzës dhe provave.

Seanca e radhës mbahet më 19 shkurt.

 

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së,  K2.0, CEL apo QKSGJ.