Ilustrim - FOTO: KALLXO.com

Aktakuzë ndaj 5 policëve të Njësisë Speciale, dyshohen se keqtrajtuan 4 të arrestuar

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve policor të Njësisë Speciale Operative në Prizren.

Sipas prokurorisë S. H., V. K., F. K., A. P., dhe A. K., po dyshohen për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publik dhe lëndimi i lehtë trupor.

Sipas aktakuzës, me datë 16 korrik 2020, rreth orës 11:00 min, në Prizren, të akuzuarit zyrtar të NJSO-së po transportonin katër të dëmtuarit I. K., L. K., E. K., dhe N. D. në automjetin zyrtar – kombi policor.

Mirëpo, sipas prokurorisë zyrtarët policor derisa ishin në kombi katër të dëmtuarit me pranga i keqtrajtojnë dhe i fyejnë me fjalë të rënda fyese dhe sharje ndër më të ndryshmet.

Tutje thuhet se të njëjtit i sulmojnë fizikisht, me shuplaka dhe grushte, me ç’rast të dëmtuarit I. K., dhe L. K, pësojnë lëndime trupore të shkaktuara nga goditja me mjet të fortë dhe të rëndë mprehtës.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.