Aktakuzë ndaj 26 personave për ryshfet

Prokuroria Speciale e Kosovës më 08.11.2024 ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër 26 personave për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P. “ – thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

“Të gjithë të pandehurit  akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: “Marrja e ryshfetit”.” – thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë Speciale.