llustrim

Aktakuza: Veterani e bëri veteran mikun e vëllait

Një veteran i luftës po akuzohet se i ka ndihmuar mikut të vëllait që të sigurojë edhe ai statusin e veteranit, në mënyrë të kundërligjshme.

Prokuroria e Pejës, lidhur me dosjen e veteraneve të rrejshëm, sot ka ngritur aktakuzë kundër dy personave G.M dhe I.I, për vepër penale legalizim i përmbajtjes se rreme dhe ndihma në kryerjen e veprës penale.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se, i akuzuari I.I duke pasur statusin e veteranit luftëtar të rregullt, i siguron të akuzuarit G.M (mikut të vëllait tij) dokumente te falsifikuara, me arsyetimin se i njëjti ka qenë në gjendje të vështirë ekonomike.

Sipas aktakuzës, i akuzuari G.M ka  siguruar dokumente te falsifikuara nga i akuzuari I.I, dhe me të njëjtat ka përfituar statusin e veteranit luftëtar, duke i dhënë mundësinë që të aplikojë për pagën e pensionit të veteranit luftëtar, me çka i ka shkaktuar dëm buxhetit të Republikës se Kosovës, në vlerë prej 1 mijë e 530 euro.

“Kjo aktakuzë ka rezultuar pas veprimeve hetimore të Prokurorisë” , tha prokurorja e çeshtjes Lumturije Vuçetaj për Kallxo.com.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale  ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave për keqpërdorim detyre lidhur me rastin e listave të pensionit për veteranët e luftës.

Aktakuzë për listat e veteranëve

]