Ilustrim

Aktakuza përshkruan rrahjen me grushta në Mitrovicë

Sherif Kurti dhe Kushtrim Bala po akuzohen për rrahje me lëndime.

Këto lëndime janë cilësuar si lëndime të lehta trupore nga Prokuroria e Mitrovicës.

Të akuzuarit dje para gjykatës u deklaruan se nuk janë fajtorë.

Ndërsa pas kësaj gjykatësi i rastit Gëzim Ademi ka njoftuar palët se në afat prej 30 ditëve mund të paraqesin kundërshtimet e tyre në lidhje me aktakuzën.

Akuza e prokurorisë thotë se Sherif Kurti në janar të vitit 2017 të varrezat e serbëve pas një mosmarrëveshje në mes të pandehurit Sherif dhe të dëmtuarit Kushtrim, i pandehuri fillimisht fillon ta shajë me fjalë të ndryshme të njëjtin.

Sherifi në këto momente ishte në automjetin e tij Audi, ku më pas kishte dalur nga automjeti dhe fillon ta godasë të dëmtuarin me grushta në fytyrë dhe pjesë tjera të trupit, nga të cilat goditje i dëmtuari pëson lëndime , të cilat janë cilësuar si lëndime të lehta trupore.

Me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale “ lëndim i lehtë trupor “.

Për të njëjtën vepër akuzohet edhe Kushtrim Bala, në datën dhe kohën e njëjtë pas mosmarrëveshjes më të pandehurin e parë Sherfi Kurti i shkakton lëndime të njejtit duke e goditur me grushte në fytyrë .