Aksioni në veri, flet Prokuroria Speciale

Tre zyrtarë policorë janë arrestuar dhe janë në pritje për t`u intervistuar nga ana e Prokurorit Special, Sylë Hoxha.

Hoxha për KALLXO.com tha se ky aksion është vazhdim i aksioneve të kaluara për veprat penale, krim i organizuar, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të mitos.

“Tre persona janë arrestuar, zyrtarë policorë. Është vazhdimësi e operacionit të mëparshëm për krim të organizuar. Zyrtarët policorë janë të vijës kufitare. Këta dyshohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrën zyrtare dhe marrje mito”, tha Hoxha për KALLXO.com.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se me tri arrestimet e sotme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit  në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë”, ka thënë IPK.

Policët e arrestuar kanë grada, një toger një rreshter dhe një zyrtar policor.

KALLXO.com raportoi vazhdimisht, për aksionin e sotëm dhe të kaluarit në lidhje me arrestimin e zyrtarëve policor në veri të Mitrovicës për kontrabandë.

 

Aksion i paparë i IPK-së në veri të vendit – FOTO