Ilustrim
Aksioni ndaj të dyshuarve për fajde, sekuestrohen para, vetura dhe bllokohen xhirollogari bankare
17.9.2021 - 11:08
Prokuroria e Pejës ka njoftuar dje për arrestimin e 6 personave nën dyshimin se kanë kryer vepër penale të fajdesë.
Prokurori i rastit, Ersan Qavolli për kallxo.com tha se për dy të dyshuarit që ai ka kërkuar paraburgimin është bërë sekuestrimi i dy veturave, parave, dhe janë bllokuar edhe xhirollogaritë bankare të të dyshuarve.
Sipas prokurorit të pandehurit janë H. T. dhe A. Z.
Qavolli tha se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është duke u shqyrtuar pranë gjykatës në Deçan.
Ndërsa gjatë ditës pritet të mbahet seanca edhe për të arrestuarit e tjerë në Pejë.