Aksioni i befasishëm në veri, për herë të parë nuk ndizen sirenat e alarmit

Për herë të parë në veri të vendit gjatë aksionit të Inspektoratit Policor të Kosovës nuk janë ndezur sirenat e alarmit.

Në pothuajse të gjitha aksionet e Policisë së Kosovës në veri të vendit grupet e njohura si ‘strukturat paralele’ i ndiznin sirenat e alarmit.

Ndezja e sirenave ka qenë pengesë serioze për Policinë dhe organet tjera të rendit dhe ligjit që t`i realizonin aksionet e tyre, pasi që jo rrallë të dyshuarit që mund të ishin cak i Policisë janë arratisur.

Poashtu mënyra se si është zhvilluar aksioni i sotëm ne veri të vendit nuk është parë të ndodhë ndonjëherë në veri të vendit.

Zyrtarët e IPK-së nën urdhërat e Prokurorisë Speciale aksionin e sotëm kanë zhvilluar në rrugët e veriut.

Tre të dyshuarit janë arrestuar gjatë kohës sa po udhëtonin me veturat e tyre.

Të njëjtit janë ndaluar-arrestuar dhe janë sjellë në Prishtinë, ku pritet të merren në pyetje nga prokurori special Sylë Hoxha.

Ky aksion i sotëm me tre zyrtarë policorë të arrestuar është vazhdimësi e aksionit të realizuar në muajin maj të këtij viti, ku ishin arrestuar mbi 30 zyrtarë policorë.

Burime të Kallxo.com bëjnë me dije se cak i operacionit që është duke u zhvilluar në veri të vendit është një Toger, komandant i Stacionit të Policisë Kufitare në Zubin Potok, një Rreshter dhe një udhëheqës ndërrimi.

Aksioni i Policisë ne veri, pesë të arrestuar deri më tani – Pamje

.