Aksion i Policisë kundër lojërave të fatit në Deçan (FOTO)

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 01:00 pas mesnate ka filluar aksionin të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’, ku ka bastisur disa lokale në Deçan.

Sipas njoftimit, stacioni policor në Deçan së bashku me inspektorët komunalë ka verifikuar disa lokale në komunën e Deçanit, ku gjatë kontrollit, një lokal është hasur që nuk kishte leje e as mbishkrim. Në të njëjtin lokal janë gjetur edhe pesë aparate të lojërave të fatit, si dhe një numër i konsiderueshëm i formave rrumbullake të plastikës, të cilat shërbejnë për lojën e bixhozit.

Aparatet e lojërave të fatit janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, kurse të dyshuarit me urdhër të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, thuhet tutje në njoftim.

Në tjetër lokal është mbyllur për arsye se nuk posedonte leje përkatëse pune, ku më pas në të njëjtin lokal, Policia ka verifikuar edhe nëntë persona të gjinisë femërore, të cilat ishin duke shërbyer aty.

Të njëjtave iu janë sekuestruar dokumentet personale dhe më pas janë proceduar nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe të Migracionit.

“Në këtë plan kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Deçan dhe inspektorët komunal të komunës së Deçanit, të përkrahur nga Dogana e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Pejë”, thuhet në fund të komunikatës.

Ditëve të fundit janë shtuar aksionet e Policisë së Kosovës kundër lokaleve ku dyshohet se po zhvillohet veprimtaria e lojërave të fatit.

https://kallxo.com/boset-e-basteve-online-sfidojne-qeverine-haradinaj/?fbclid=IwAR09N4VV473-gFjcf9bZtSIbiOcmVoQL23FHn-JeCze4oqbYgUVSpeL_y9s

https://kallxo.com/foto-policia-mbyll-lokalet-e-dyshuara-per-bastore-ne-gjakove/

Lojërat e fatit janë shpallur të paligjshme me Ligjin kundër lojërave të fatit që ka hyrë në fuqi në muajin maj të këtij viti, pasi i njëjti ishte miratuar më 28 mars 2019 nga Kuvendi i Kosovës.