Aksion i paparë i IPK-së në veri të vendit - FOTO
Aksioni i sotëm në veri të Mitrovicës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale ka përfunduar me arrestimin e tre zyrtarëve të lartë të Policisë.
KALLXO.com merr vesh se të arrestuar nga aksion i sotëm janë një Toger, komandant i Stacionit të Policisë Kufitare në Zubin Potok, një Rreshter dhe një Udhëheqës Ndërrimi.
Siç tregojnë ekipet e KALLXO.com nga vendi i ngjarjes, aksion i sotëm nuk ishte parë asnjë herë në veri të vendit.
I gjithë aksioni është zhvilluar në rrugë, poashtu edhe arrestimet e zyrtarë të dyshuar të Policisë ka ndodhur në rrugë.
Të njëjtit nga ekipet e IPK-së janë arrestuar gjatë kohës sa po udhëtonin me veturat e tyre.
IPK i ka ndaluar në rrugë dhe e ka kryer arrestimin e të dyshuarve sipas urdhërit të Prokurorisë Speciale.
KALLXO.com pati raportuar për aksionin e parë ku arrestimet ishin kryer nëpër zyret dhe shtëpitë e zyrtarëve e policorë të dyshuar për përfshirje në kontrabandë më mallra në veri të vendit.
Raportimi i KALLXO.com për arrestimet nga aksioni i Policisë i realizuar në muajin maj të këtij viti, ku përfunduan 31 zyrtarë të Policisë të arrestuar:
Aksioni i Policisë ne veri, pesë të arrestuar deri më tani – Pamje
.