Aksidenti bllokon komunikacionin në Prishtinë (Foto)

Aksidenti i rëndë, në të cilin janë përfshirë 9 vetura dhe një kamion, e ka bllokuar komunikacionin në kryeqytet.

Rruga në të cilën ka ndodhur aksidenti është bllokuar tërësisht për qarkullim të makinave. Ndërkohë edhe në anën tjetër janë krijuar kolona.

Ka filluar të pastrohet rruga në të cilën ka ndodhur aksidenti ku janë përfshirë 9 makina dhe një kamion i Kompanisë ‘Pastrimi’.