Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, kamioni i KFOR-it godet dy vetura të parkuara

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth mesditës në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në segmentin në Vragoli të Fushë-Kosovës.

Në këtë aksident ishte i përfshirë një kamion i KFOR-it.

Sipas Policisë, kamioni dyshohet se ka pasur defekte teknike dhe se ka dalë nga rruga dhe ka goditur dy vetura të parkuara.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 11:49 Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Vragoli. Në aksident është përfshirë vetëm një kamion, i cili dyshohet të ketë pasur defekte teknike dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe i ka goditur dy vetura të parkuara”, ka thënë Krasniqi për KALLXO.com.

Sipas zëdhënësit të Policisë në këtë aksident nuk ka persona të lënduar.

Një qytetar ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes.

Qytetari ka treguar se për shkak të aksidentit janë krijuar kolona të gjata veturash në rrugë.