Foto-ilustrim

Aksident në fshatin Isniq, vetura godet këmbësorin

Një aksident ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Isniq të Deçanit.

Një këmbësor ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës, 18:30, në fshatin Isniq ka ndodhur në aksident mes një veturë dhe një këmbësori. Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga policia”, tha Rugova për KALLXO.com.