Foto: Ilustrim

Aksident mes tri veturave në Gjilan, lëndohen dy gra

Dy gra kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident i cili ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan.

Policia ka njoftuar se mbrëmë në Gjilan rreth orës 19:25 është raportuar për një aksident trafiku mes tri automjeteve.

Përveç dëmeve materiale dy gra kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Policia nuk ka dhënë detaje për shkakun e aksidentit.