Foto: Ilustrim

Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prizren

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur në rrugën  “William Walker”, mbrëmë rreth orës 21:46.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një motoçiklete dhe një veture civile”, thuhet në raportin policor.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.