Ilustrim

Aksident mes dy automjeteve në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Nga aksidenti është lënduar një person.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 08:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, ka thënë ai për KALLXO.com.