Foto: Ilustrim

Aksident me të lënduar në Gjilan

Një aksident mes dy automjetesh të udhëtarëve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 :00 në Gjilan.

Sipas Policisë, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës nga njëri prej drejtuesve të automjetit.

Përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri prej drejtuesve të automjetet, i cili ka pranuar ndihmë mjekësore dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në tërë territorin e Kosovës kanë ndodhur 24 aksidente me të lënduar dhe 25 pa të lënduar.