Aksident me katër të lënduar në Shupkovc të Mitrovicës

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura dhe katër persona kanë pësuar lëndime.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 08:00, në rrugën nacionale në fshatin Shupkovc, në aksident ishin të përfshira dy vetura ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.