Ilustrim

Aksident i rëndë në Graçanicë, vdes një person

Një aksident fatal ka ndodhur në rrugën “Pateriark Pavle” në Graçanicë.

Drejtuesi i automjetit serb, ka humbur kontrollin gjatë ngasjes dhe ka dalë jashtë rrugës, është përplasur në një beton.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në spitalin e Graçanicës ndërsa pasagjeri serb ka humbur jetën.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.