Agron Maxhuni zgjidhet në krye të Gjykatës në Vushtrri
12.10.2021 - 15:04
Agron Maxhuni është zgjedhur gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën e Mitrovicës dega në Vushtrri.
Maxhuni u zgjedh për mbikëqyrjen e kësaj gjykate në mandat 5 vjeçar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Ai është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Divizionin penal në gjykatën në Skenderaj dhe është pjesë e gjyqësorit të Kosovës nga viti 2017.
Më parë ai ka qenë drejtor i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Maxhuni ka deklaruar kursime në shumë prej 43 mijë e 471 euro e 13 cent dhe veturë në vlerë prej 13 mijë eurove. Maxhuni realizon pagë vjetore në shumën prej 21 mije e 521 euro e 85 cent.