Seanca fillestare ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve në rastin e '53 milionëshit' - 04.05.2022
Afera e ’53 milionëshit’, flet avokati i Pal Lekajt
Ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe të tjerët, të akuzuar në rastin e ’53 milionëshit’, janë ulur sot në bankën e të akuzuarve. Ndaj tyre sot ka filluar procesi gjyqësor nën akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Të akuzuarit pas leximit të aktakuzës nuk e kanë pranuar fajësinë.
Musa Damati avokat mbrojtës i ish-ministri Pal Lekaj pas përfundimit të seancës fillestare ka thënë se aktakuza ndaj Lekajt është tendencioze dhe e porositur.
“Sot e kemi dhe e dëgjuat një aktakuzë e cila është ngritur mbi bazën e standardit zero të provave dhe është një aktakuzë e cila është porositur, tendencioze, me të cilën ne do të ballafaqohemi profesionalisht dhe do të arrijmë që në fund të këtij procesi ligjor të vërtetojmë pafajësinë e klientit tim”, tha ai.
Ish-ministri Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri akuzohen se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.
Me veprimet e tyre ata akuzohen se buxhetit të Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej 38,321,346.00 euro.
Sipas PSRK-së, ndonëse të pandehurit kanë qenë në njohuri që sipas aneks-kontratës kostoja shtesë në emër të shtyrjes së afatit të punimeve të jetë 14 milionë e 778 euro, me dashje kishin nënshkruar një marrëveshje të re pa kosto.
Ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe zyrtarët të tjerë të ministrisë së Infrastrukturës Eset Berisha, Nebi Shatri dhe Besim Tahiri janë deklaruar plotësisht të pafajshëm për aktakuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtarë për rastin e ‘53 milionëshit’ me kompaninë “Bechtel&Enka”.
Lekaj në seancën fillestare para trupit gjykues tha se e kupton aktakuzën dhe se për të ndjehet “I pafajshëm”.
Ndërsa zyrtari Nebi Shatri tha që në kohën për të cilën akuzohet nuk ka qenë sekretar i Ministrisë por vetëm ushtrues detyre.
“Jo vetëm unë nuk kam qenë sekretar, por ushtrues detyre i sekretarit, i pafajshëm”, tha ai.
I akuzuari Eset Berisha kërkoi të dijë se me cilat dispozita ka rënë ndesh.
“Deri diku, për shkak se nuk e dëgjova prokurorin duke përmendur ndonjë dispozitë të rregullores për fushat administrative, kisha dashtë me dite cilën dispozitë unë kam ra ndesh, përndryshe unë e ndjej vetën plotësisht të pafajshëm”, tha ai.
I akuzuari tjetër Besim Tahiri tha se e kupton aktakuzën dhe se ndjehet “Plotësisht i pafajshëm” për të.
Të akuzuarit kanë të drejtë që brenda 30 ditëve ta kundërshtojnë aktakuzën e ngritur.
Më 17 qershor 2002, në ora 10 pritet të mbahet seanca e shqyrtimit të dytë.
Ish-ministri Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri akuzohen se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.
Me veprimet e tyre ata akuzohen se buxhetit të Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej 38.321.346.00 euro.
Sipas PSRK-së, ndonëse të pandehurit kanë qenë në njohuri që sipas aneks-kontratës kostoja shtesë në emër të shtyrjes së afatit të punimeve të jetë 14 milionë e 778 euro, me dashje kishin nënshkruar një marrëveshje të re pa kosto.
Aktakuza thotë se Lekaj kishte caktuar Eset Berishën që të marrë pjesë në negociata për arritjen e marrëveshjes me “Bechtel & Enka” ku ata pajtohen që në emër të zgjatjes së afatit të përfundimit të punimeve, Ministria e Infrastrukturës t’i paguajë koston shtesë në vlerë prej 53 milionë e 100 mijë euro.
Afera e 53-milionëshit, Pal Lekaj dhe të tjerët nesër para drejtësisë