Afër fundit gjykimi ndaj Pal Lekajt dhe tre të tjerëve

Ismet Isufi dhe Veli Hajdaraga, të akuzuar në një rast lidhur me  subvencionet e shpërndara në Gjakovë dhanë mbrojtjen e tyre sot në Gjykatën e Gjakovës.

Ata janë të akuzuar së bashku me Pal Lekajn dhe  Gani Ramën që e dhanë mbrojtjen dje.

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga ngarkohet me veprën e mashtrimit të subvencioneve dhe shmangies nga tatimi.

Gjatë seancës së djeshme kishte tensione mes palëve.

Edhe pse seanca e djeshme kishte filluar me gati 20 minuta vonesë, sot e njëjta filloi në mënyrë të rregullt.

I akuzuari Ismet Isufi ish-Drejtori për Bujqësi në Gjakovë deklaroi se do të mbrohet në heshtje me arsyetimin se të gjitha provat janë në shkresat e lëndës.

Më pas, i akuzuari Veli Hajdaraga pronar i biznesit DPT “Union-Vl”, në mbrojtjen e tij tregoi se nuk ka pasur asnjë kontratë apo marrëveshje me komunën, përveq që ka pasur një marrëveshje me gojë dhe se asnjëherë nuk kishte pasur ankesa për cilësinë apo sasinë e produkteve bujqësore.

Ai tha se para këtij rasti, në dyqanin e tij i kishin shkuar shumë bujq për të pyetur se çfarë farëra kanë dhe sipas Veli Hajdaragës ata persona janë përcaktuar në ato farëra dhe kanë treguar se komuna do ti subvencionojë bujqit.

Sipas Hajdaragës, shumica e këtyre bujqëve kishin qenë dhe janë klientë të tij dhe se identifikimi i atyre që kishin përfituar subvencione ishte bërë nga ana e komisionit në bazë të letërnjoftimeve.

Hajdaraga tha se anën procedurale e ka bërë komuna dhë se dikush nga anëtarët e komisionit ka qenë gjithmonë i pranishëm gjatë shpërndarjes së subvencioneve.

Ai tha se për të biseduar për çmimet, në dyqanin e tij kishte shkuar zyrtari komunal Mujë Zeneli me dy persona të tjerë dhe disa prej bujqve.

Hajdaraga tregoi se në vitin 2008 për subvencione kishte marrë shumën prej 70 mijë euro, pastaj një shumë tjetër prej 90 mijë euro dhe pagesa e fundit në shumë prej 300 mijë euro.

Sipas Hajdaragës, Mujë Zeneli ka bërë pjesë në Drejtorinë e Bujqësisë.

I akuzuari Veli Hajdaraga tregoi se zyrtari Mujë Zeneli e kishte pyetur nëse mundet ta shpërndajë farën dhe plehun.

Në përgjigjen e tij, Hajdaraga tha se nuk e kishte kundërshtuar një gjë të tillë.

Ai tha se secilit bujk veç e veç i janë dhënë subvencionet sipas listës dhe se sipas tij me aq sa kishte parë listën, aty shumica e përfituesve kishin qenë familjet e dëshmorëve të luftës.

“Për shembull përfitues kanë qenë nana ose vajza e ndonjë dëshmori për të cilat i ka marrë dikush tjetër subvencionet për ato”, deklaroi Veli Hajdaraga.

Pra, Hajdaraga nuk e mohoi që në emër të disa bujqëve kishte marrë subvencione vetëm një person, për të cilat në konsulltim me komisionin e komunës u kishte lejuar.

Më pas një faturë  iu prezentua nga prokurori Atdhe Dema të akuzuarit Veli Hajdaraga, të lëshuar nga biznesi DPT “Union-Vl”, me pronar Hajdaragën, për komunën, duke mos shkruar mallin dhe llojin, por vetëm çmimin për njësi.

Hajdaraga tha që interes i tij kishte qenë të shes mallin e tij, ndërsa për procedura e të tjera janë marrur njerëzit tjerë që kanë pasur autorizime.

Sipas Hajdaragës, ai kishte pasur obligime ndaj bankës dhe se si shkak që komuna nuk i kishte bërë pagesën e mjeteve, ai ishte detyruar të marrë huazime në bankë, duke pretenduar se ka qenë në epërsi për pagim të tatimit.

Sipas tij, komuna pagesat pë produktet i kishte bërë përmes xhirollogarisë bankare dhe se të gjitha faturat janë të regjistruara.

Veli Hajdaraga theksoi se nuk është tatimuar për blerjen e farës, por është tatimuar për huazimet e marra dhe sipas tij për këtë gjë ndryshon shuma për të cilën akuzohet.

Ai tha se komuna kishte filluar ta paguajë që nga vitit 2008 e deri në vitin 2014 edhe pse pa kontratë me shkrim.

Ndërsa, mbrojtësit Arianit Koci dhe Agim Muhaxhiri theksuan se për shpërndarje të subvencioneve nuk ishte paraparë as procedura e prokurorimit publik.

Në seancën e radhës, të caktuar me datë 16 shkurt, do të ipet fjala përfundimtare.

29 qershori ishte data e mbajtjes së seancës ku ishte propozuar që të bëhej edhe një ekspertizë e re financiare.

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga ngarkohet me veprën e mashtrimit të subvencioneve dhe shmangies nga tatimi.

Poashtu, Rama po akuzohet për 218 mijë euro për shpërndarjen e subvencioneve.

Prokuroria Speciale, po akuzon Ramën se “kishte lejuar alokimin dhe propozimin e mjeteve lidhur me pagesat që i janë bërë biznesit DPT “Union-Vl”, me pronar Veli Hajdaraga, për shpërndarjen e subvencioneve.

Në aktakuzë thuhet se Gani Rama, këto mjete i kishte lejuar pas asnjë procedurë për shpërndarjen e subvencioneve, pa kontratë si dhe pa pasur fatura të rregullta apo dokumentacion tjetër përcjellës, ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave publike dhe rregullat e përcaktuara.

Shuma e keqpërdorur nga i pandehuri dhe të tjerët është 218,956.67 euro, thuhet në aktakuzë.

Në këtë rast, ish-kryetari i komunës se Gjakovës,  Pal Lekaj bashkë me ish-zyrtarin e tij Gani Ramën dhe drejtorin e drejtorisë për bujqësi Ismet Isufin, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga po akuzohet për shmangje nga tatimi dhe mashtrim me subvencione.

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Në aktakuzë thuhet se vendimet që i ka marrur Pal Lekaj, mbulojnë vetëm shumën prej 235.400 euro, ndërsa vendimet e tjera nuk kanë asnjë lloj baze juridike e që arrijnë deri në shumën prej 631.671.82 euro.

Të njëjtit edhe pse kanë qenë të obliguar që ta përcjellin shpërndarjen e subvencioneve deri në fund dhe në përpikmëri, kanë lejuar mbi 40% të fermerëve mos të pranojnë fare subvencione, të cilët ia kanë mundësuar biznesit “UNION-VL”, apo personave të tjerë përvetësimin e dobisë pasurore që si pasojë kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Gjakovës në vlerë prej 69.786.00 euro.

Hajdaraga, në cilësinë e udhëheqësit të biznesit “UNION-VL”, ka dhënë informacione jo të sakta me rastin ndarjes së subvencioneve, duke deklaruar dhe nënshkruar se kinse kanë pranuar subvencione të gjithë personat e nënshkruar në formularët mbi pranimin e tyre

I njëjti me qëllim të shmangies pjesërisht apo tërësisht pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera që kërkohen me ligj, ka prezentuar të dhëna të pavërteta lidhur me të ardhurat e biznesit të tij, pasurinë apo gjendjen ekonomike, duke deklaruar një qarkullim më të vogël sesa ai real, repektivisht duke bërë shmangie nga tatimi në shumë rreth 35.550.00 euro, thuhet në aktakuzë.

Ky rast është shënjestruar për liberalizim të vizave.