Gjykata Themelore në Gjilan - Foto: Gjykata Themelore e Gjilanit

9 vite burg të akuzuarit për vrasjen në tentativë të policit

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. M. Ai akuzohej se ka kryer dy vepra penale. Vrasje e rëndë në tentativë dhe armë mbajtje pa leje.

 B.M., akuzohej se më 28.03.2020, rreth orës 13:00 minuta, në fshatin Vërbovc, Komuna e Kllokotit, pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me detyrën zyrtare me të dëmtuarin Z. J., oficer policor në Stacionin Policor në Kllokot, i akuzuari ka shtënë dy herë në drejtim të dëmtuarit me armë zjarri, duke e qëlluar në pjesë vitale të trupit, me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore.  

 “Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe shtjellimit të provave, për veprën vrasje e rënd në tentativë ka shqiptuar dënim me burgim prej 8 vjet e 6 muaj, ndërsa veprën penale armë mbajtje pa leje ka shqiptuar dënim prej 8 muaj burgim”, njofton Gjykata në Gjilan.

 Me zbatimin e dispozitave ligjore të dënimit unik, të akuzuarit i shqiptohet dënim prej 9 vjet burgim, gjithashtu Gjykata ka shqiptuar edhe dënimin plotësues konfiskimin e armës.

 “Trupi gjykues ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, përfundon njoftimin e sajë Gjykata me faktin se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit.