8 vjet burg për grabitje të armatosura në Pejë

8 vite burg dhe 1500 euro gjobë i janë shqiptuar Vilson Bajramajt, i akuzuar për disa grabitje dhe një tentim-grabitje.

Sipas prokurorisë, i akuzuari Bajramaj në vazhdimësi duke kërcënuar me armë në raste të ndryshme të grabitjeve merr 5 mijë e 498 euro.

Sipas aktakuzës, Bajramaj kishte kryer katër raste të grabitjeve në Pejë, në biznese kryesisht bankare si  ‘Monego’,  ‘Moneygram’, ‘Ipko’, ‘Western Union’  dhe një grabitje në ‘IUTE CREDIT’ kishte mbetur në tentativë

I akuzuari sot pranoi fajësinë për të gjitha veprat para Gjykatës së Pejës.

Me pranimin e fajësisë janë pajtuar prokurori, Ardian Hajdaraj, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Abedin Ademaj dhe gjykatësi, Sylë Lokaj.

Të akuzuarit Vilson Bajramaj i është vazhduar paraburgimi deri sa aktgjykimi  të marrë formën e prerë.