8 vite burgim për vrasjen e vitit 2020 në Pejë - VIDEO

Gjykata e Pejës i ka shqiptuar 8 vite burgim Arjanit Berbatit nën akuzën se ka vrarë Senad Bogun.

Arjanit Berbati paraprakisht e ka pranuar fajësinë këtë vepër penale.

Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator të vitit 2020 në qytetin e Pejës.

 

Sipas aktakuzës ditën kritike i pandehuri ka qenë duke kaluar afër shtëpisë se viktimës ku edhe ka dëgjuar një zë, pastaj i pandehuri e sheh viktimën duke e thirre me dorë.

Prokuroria thotë se i pandehuri duke menduar se viktima ka nevojë për ndihme, shkon në shtëpinë e viktimës, ku bashkë me viktimën kalojnë në dhomën e ditës, aty viktima shkon dhe e mbyll derën e korridorit me çelës dhe kthehet të i pandehuri duke iu drejtuar me fjalët “se pa bo qa të thamë unë nuk del prej këtu”.

Pas kësaj viktima shkon dhe ulet në një kolltuk përball televizionit, lëshon televizionin me program pornografik e më pas fillon të i prekë organet e tij gjenitale.

Dosja e prokurorisë thotë se i pandehuri duke i parë këto veprime të viktimës e ndien veten të pasigurt, shkon afër lavamanit kinse për të pirë ujë merr thikën fshehtë dhe i afrohet viktimës i cili kishte qenë duke e shikuar të pandehurin dhe duke lëpirë gjuhën.

I pandehuri në atë moment shkon pas kolltukut e kap viktimën për nofull duke ia kthyer kokën në anën e djathtë e në atë moment e godet më thikë dy herë në qafë, një herë në anën e majtë të fytyrës, një herë në shpinë majtas, një herë në shuplakën e dorës mes gishtit të 4 dhe 5, ndërsa këtu viktima ngritet në këmbë edhe pse në gjendje të rëndë dhe e kap për dorë të pandehurin e më pas rrëzohet për dysheme.