Pallati i Drejtësisë - FOTO Fatrion Ibrahimi - KALLXO

8 muaj burg të akuzuarit për drogë e dhunë në familje

Gjykata në Prishtinë e ka gjetur fajtor dhe dënuar me 8 muaj burg të akuzuarin me iniciale A. H., i akuzuar për dy vepra penale.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, A. H. ngarkohej se vitin e kaluar e kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën D.A, të cilës i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Si rezultat i intervenimit të policisë për rastin e dhunës në familje, të akuzuarit i ishte gjetur një vazo me substanca narkotike, thuhet më tej në njoftim.

Për këto dy pika të akuzës, ndaj të akuzuarit është shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 8 muajsh ndërsa do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit.