Murat Luri në gjykatën e Ferizajt. Foto: Kallxo.com

76 vjeçari del para gjykatës për dëmtim të gypit të ujit

76 vjeçari Murat Luri doli sot para gjykatës në Ferizaj për t’u përgjigjur për akuzat për të cilat ngarkohet.

Ai akuzohet për dëmtim të një gypi të ujit.

I pandehuri para gjyqtarit Ilir Bytyqi nuk e pranoi fajësinë dhe theksoi se incidenti kishte ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që ai kishte pasur me Hamdi Nezirin për shkak të një prone.

Lurit iu lexua aktakuza nga prokurorja Sebahate Sinani se më 05.09.2016 në fshatin Burrnik, komuna Ferizaj,te vendi i quajtur “Stanet e Gaçkës” e kishte dëmtuar gypin e plastikës në afërsi prej 200 metra të cilin i dëmtuari Hamdi Neziri e kishte vendosur për furnizim me ujë të cilin e kishte bërë të papërdorshëm duke i shkaktuar dëme në vlerë prej 600 euro.

Gjyqtari i rastit theksoi se do ta caktojë shqyrtimin gjyqësor dhe për të do të njoftohen palët me ftesa.