71 aktakuza për rastet e dhunës në familje brenda 6 muajve në rajonin e Gjakovës

 

Në gjashtë mujorin e parë të 2021 Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur 71 aktakuza për veprën penale “Dhuna në Familje”.

Sipas Prokurorisë këto aktakuza janë ngritur kundër 71 personave.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies”, thuhet në një komunikatën për media.