Foto: Kallxo.com

600 euro gjobë për armën që iu kap nipit

Elmi Morina, i akuzuar për armëmbajtje pa leje, është dënuar nga Gjykata e Gjakovës me 600 euro gjobë.

Të njëjtën gjobë, ai duhet ta paguajë brenda një muaji.

Në të kundërtën, nëse ky dënim nuk paguhet atëherë i akuzuari detyrohet të shkojë në burg.

Dënimi tjetër plotësues ishte konfiskimi i armës dhe një karikatori.

Ai e kishte pranuar akuzën e Prokurorisë, para gjykatësit Mentor Bajraktari.

“Arma ka qenë e babait tim dhe të njëjtën e kam lënë në veturë. Ajo ka qenë e vjetër dhe Policia ia ka zënë nipit tim”, kishte thënë i akuzuari Elmi Morina.

Sipas aktakuzës, në fshatin Turjakë të komunës së Malishevës, gjatë një kontrolli në veturës “Mercedes Benz”, nipit të Elmi Morinës, Xhem Morinës i është gjetur arma në veturë.

Aktakuza thotë se nipi i tij Xhemë Morina nuk kishte qenë në dijeni se arma ndodhej në veturë, pasi që veturë ia