6 ditë pas plagosjes në "Duplex", Prokuroria urdhëron arrestimin e "Llepotës"

Gjashtë ditë nga incidenti në “Duplex”, Gjykata e Prishtinës më në fund ka lëshuar urdhër arrest ndaj Astrit Mehmetit, i njohur me nofkën “Llepota”.

Mehmeti po kërkohet nga autoritetet e Kosovës në lidhje me incidentin e së shtunës që ka ndodhur në hyrje të diskotekës “Duplex” në Prishtinë.

Pamje nga kamerat e sigurisë, plagosjet në ‘Duplex’

Në këtë incident janë përdorur armë dhe ka pasur rrahje, si pasojë e të cilave 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.

“Llepota” dyshohet për plagosje me armë zjarri të punëtorëve të sigurimit të diskotekës.

Gjykatësja e procedurës paraprake ka lëshuar sot urdhër arrestin në bazë të kërkesës së Prokurorisë e cila në dosjen e siguruar nga KALLXO.com thuhet se i ka dërguar ftesë “Lepotës” për tu paraqitur vullnetarisht në prokurori.

Sipas urdhër arrestit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, Policia e Kosovës obligohet ta kërkojë, ta arrestojë dhe ta sjellë para prokurorit të dyshuarin, i cili është në arrati.

KALLXO.com ka publikuar pamje ekskluzive nga incidenti te diskoteka, gjatë të cilit janë shkrepur armët e ka pasur edhe përleshje fizike.

Pamje nga kamerat e sigurisë, plagosjet në ‘Duplex’

Kallxo.com raportoj dje për neglizhencën e organeve të rendit në hetimin e rastit përfshirë bastisje dhe arrestime të personave që qëlluan me armë.