Gjykata e Ferizajt - Foto: GjThF

5 vjet burg për grabitjen në kompaninë e transferit të parave

Gjykata e Ferizajt sot ka dënuar të akuzuarin R.SH i cili akuzohej për grabitje në bashkryerje me dy persona të tjerë C.G  dhe G.G. këta të fundit gjenden ende në arrati.

Pas pranimit të fajësisë, Gjykata e dënoi të pandehurin me 5 vite burgim dhe 1.000 euro gjobë

I pandehuri akuzohet së më 17 prill 2019 në Ferizaj, në një prej pikave të ‘Money Gram’, pronar i të cilës është i dëmtuari H.H., së bashku me dy të pandehurit e tjerë të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin hyrë në këtë lokal dhe kanë marrë kasën me para në vlerë prej tetëmijë (8.000) eurove.