Gjykata e Apelit, Prishtinë | Foto: Kallxo.com

5 gjyqtarë të Gjykatës së Apelit dalin në pension

Gjykata e Apelit e Kosovës ka njoftuar se pesë gjyqtarë të saj kanë arritur moshën e pensionimit.

Nga Departamenti i Krimeve të Rënda në pension kanë dalë gjyqtarët Fillim Skoro dhe Hava Haliti, ndërsa nga Departamenti i Përgjithshëm gjyqtarët Gani Zabeli (divizioni penal), Ramë Hyseni (divizioni civil) dhe Mejreme Zekaj (divizioni për kundërvajtje).

Gjykata e Apelit i ka falënderuar gjyqtarët për punën dhe kontributin e tyre.

Me largimin e tyre, numri i gjyqtarëve të shkallës së dytë bie në 47, prandaj, thekson Apeli, është nevojë urgjente emërimi i gjyqtarëve të rinj.