Foto: KALLXO.com

49 aksidente komunikacioni gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur 49 aksidente komunikacioni.

Prej tyre, 24 ishin me të lënduar, 25 pa të lënduar, e fatmirësisht asnjë me fatalitet.

Një aksident me të lënduar, sipas raportit të Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 17 :20 në Malishevë, ku një shofer duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës ka goditur me veturë një këmbësor – fëmijë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Një aksident tjetër me të lënduar dje ka ndodhur edhe në Istog.

Atje një shofer ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur për murin e një lokali. Lëndime kanë pësuar shoferi dhe dy pasagjerë, njëri prej të cilëve shtetas i Zvicrës. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 6:25.

Aksident me të lënduar dje ka ndodhur edhe në Prizren. Atje janë përplasur dy vetura dhe lëndime kanë pësuar dy pasagjerë dhe drejtuesja e njërës veturë. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa drejtuesja e automjetit ndalet në spitalin e Prizrenit për t’iu përcjell gjendja e saj shëndetësore, raporton Policia.

Si pasojë e mosmbajtjes së distancës në Gjilan mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një aksident me të lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri prej drejtuesve të automjetet, i cili ka pranuar ndihmë mjekësore dhe më pas është liruar për në shtëpi.