Gjykata e Ferizajt - Foto: GjThF

30 ditë paraburgim të dyshuarit për trafikim me njerëz

Gjykata në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.B.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale trafikimi me njerëz, vepër e dënueshme me ligj.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të ligjit”, njofton gjykata në Ferizaj.

Tutje thuhet se në këtë fazë të procedures, paraburgimi ka qenë masa më adekuate.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet  për caktimin e paraburgimit”, përfundon njoftimin e sajë Gjykata me njoftimin se ndaj vendimit mund të bëhet ankesë, por që ankesa nuk e shtynë ekzekutimin e vendimit.